Arbëri

Kastrati: Vërshime të tilla në Kosovë kishte vetëm para 40 vjetëve

Kastrati: Vërshime të tilla në Kosovë kishte vetëm para 40 vjetëve
Foto: EO
 

Prishtinë, 11 shkurt (EkonomiaOnline) - Hidrologu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Bashkim Kastrati, ka thënë se nuk pritet të ketë vërshime si ato të javëve më parë. Mirëpo, Kastrati, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Kosova është ballafaquar me vërshime të tilla vetëm 40 vjet më parë.

“Absolutisht nuk do të ketë vërshime të tilla si ato të javëve më parë. Kjo pasi gjatë asaj kohe, kemi pasur një periudhë kthyese. Një ngjarje e tillë është paraqitur para 40 vjetëve. Pra, ngjarjen e fundit të tillë e kemi pasur në vitin 1979, bazuar në të dhënat që i posedojmë”, ka thënë Kastrati për Ekonomia Online.