Arbëri

117 milionë euro më pak të hyra doganore në vitin 2020 për Kosovën

 

Krahasuar me të hyrat doganore të Kosovës në vitin 2019 që ishin 1 miliard e 168 milionë euro, gjatë vitit 2020 Kosova ka pasur 10 për qind ose 117 milionë euro më pak të hyra doganore.

Në vitin 2019, Kosova kishte reciprocitetin për mallrat serbe ndërsa në vitin e kaluar, pa masën e reciprocitetit, vendi ka importuar mallra nga Serbia me vlerë rreth 170 milionë euro, ka thënë në një përgjigje për KOHËN, zëdhënësi i doganës Adriatik Stavileci.