Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka arritur Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve me DFC-në.
Sipas Hotit, marrëveshja e cila ka hyrë në fuqi, do i mundësojë Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar që të sjell prodhime financiare në vend. Kjo sipas tij është hap drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike nga zotimet e arritura në Uashington.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo marrëveshje e cila tashmë ka hyrë në fuqi ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike”, ka shkruar Hoti në Facebook.