Arbëri

Limaj: Kosovës s’i duhen drejtues që vënë në pikëpyetje historinë

 

Fatmir Limaj edhe në ditën e tretë të fushatës elektorale nuk ka kursyer partitë tjera politike nga kunjat gjatë fjalimit të tij. Sipas tij Kosovës nuk i duhet një drejtues që ka dilema se në të kaluarën ka ndodhur gjenocid në Kosove.

“Nëse një drejtues i Kosovës këtë e vë në dyshim, çfarë mendonin se do të bëjë Serbia? Prandaj mos votoni njerëzit që vënë në pikëpyetje historinë e vendit tonë”, ka thënë ai.