Arbëri

Hoxhaj: Dhimbjen për liderët tanë në Hagë ta kthejmë në votë për PDK-në

PDK-ja ka vazhduar sot fushatën e saj në Kamenicë, ku ka kërkuar votën e qytetarëve duke u thirrur në UÇK-në.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti Enver Hoxhaj ka thënë se çdo votë për PDK-në është votë për UÇK-në.

“Këto zgjedhje janë pa dy liderët tanë që janë në Hagë, por që dhimbjen për ta duhet ta kthejmë në votë për PDK-në”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se kanë paraparë 500 milionë mbështetje për ndërmarrjet e vogla, të mesme e të mëdha, për ta tejkaluar krizën nga pandemia.

Ndërsa, foli edhe për autostradën e Anamoravës, për të cilën tha se do ta kenë prioritet.

Hoxhaj sot ka zhvilluar një bisedë telefonike sot me Tony dhe Cherie Blair në Angli.

“Në bisedën që kisha me Cherie Blair, e falënderova për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit. Trashëgimia e tyre politike do të jetë orientim strategjik i yni për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Hoxhaj në facebook.