Arbëri

Subjektet politike kanë afat deri në orën 18:00 të aplikojnë për vëzhgues në zgjedhje

 

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka bërë të ditur se afati i fundit për aplikimin e subjekteve politike për akreditim të vëzhguesve është deri sot në ora 18:00.

“Sot në ora 18:00 është afati i fundit për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve vendore ndërkaq të martën është afati i fundit për aplikim për mediat ndërkombëtare”, ka thënë Yll Buleshkaj drejtor ekzekutiv i kësaj zyre.