Inspeksioni i komunës së Prishtinës ka gjobitur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me 2 mijë euro për shkak të tubimit të mbajtur në kryeqytet.
“Grumbullim i më shumë njerëzve – në kundërshtim me vendimin qeveritar”, ka shkruar drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri, duke njoftuar edhe për gjobën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë mërkurën, kandidati për deputet Daut Haradinaj ka publikuar në Facebook-un e tij fotografi nga tubimi që ka mbajtur partia e tij me të rinjtë e kryeqytetit.

Në fotografi shihet se brenda një hapësire të ngushtë janë më shumë persona se që lejohet sipas masave për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe të pranishmit nuk kanë as maskat.
Ndërkaq, sot KOHA raportoi se AAK-ja është gjobitur me këtë shumë edhe në Prizren për shkelje të masave anti-COVID.