Hoti: Ne e kaluam krizën e pandemisë për 6 muaj, vendeve të rajonit u duhen 3-4 vite

- 19:03Hoti: Ne e kaluam krizën e pandemisë për 6 muaj, vendeve të rajonit u duhen 3-4 vite
- 18:44Haziri: LDK-ja do ta pëlcasë “balonin” e sondazheve
- 16:04Hoti thumbon Haradinajn e Kurtin: Njëri vendosi taksë që e izoloi veten, e tjetri shihte fiksione për harta e thika
- 15:52Hoti: Nuk ka dyshim që 14 shkurtin do ta mbyllim me fitore
- 14:25Hoti në Istog premton që këtë vit do të përmbyllet dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave
- 14:02Hoti flet për liberalizimin e vizave më 2021, për qeverisjen e mirë dhe guximin që të tjerët s’e kanë
Hoti: Ne e kaluam krizën e pandemisë për 6 muaj, vendeve të rajonit u duhen 3-4 vite
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë se me remitencat nga diaspora dhe investimet publike, Kosova e ka kaluar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.
“E falënderoj diasporën tonë të cilat me remitencat e tyre, më të mëdhatë që mbahen mend, gjatë vitit 2020 na ndihmua që së bashku me 700 milionë euro investime direkte në ekonomi ta tejkalojmë me sukses krizën e shkaktuar nga pandemia. Përderisa vendeve të rajonit ju nevojiten 3-4 vite për ta tejkaluar krizën e pandemisë, ne me përkrahjen e diasporës e kemi kaluar për 6 muaj”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryeministër.
Hoti përmendi edhe Marrëveshjen e arritur në Washington, nga e cila tha se Kosova përfiton1 miliard dollarë investime direkte dhe se do të aktivizohen edhe 5 miliardë të tjerë në katër vitet e ardhshme.
“Me Komisionin Evropian kemi të kontraktuara 700 milionë euro investime. Ne e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë në shëndetësi pas gjithë atyre reformave të kemi nisur”, shtoi ai në tubimin e mbajtur në Junik e Deçan.
Haziri: LDK-ja do ta pëlcasë “balonin” e sondazheve
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se më 14 shkurt, në ditën e zgjedhjeve, “do të dëshmohet sa e madhe është partia shtetformuese”.
Në një takim me strukturat e LDK-së në Gjilan, kryetari i kësaj komune ka thënë se “LDK-ja do ta pëlcasë ‘balonin e sondazheve’”.
“Faleminderit strukturave të LDK-së, kryesisë, kryetarëve të nëndegëve, Forumit të Gruas e Forumit të Rinisë, për mbështetjen e vazhdueshme. Pesë kandidatët tanë nga Gjilani, por edhe e tërë lista e LDK-së për deputetë, janë bindshëm më të mirët, janë njerëz me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë, më 14 shkurt do ta pëlcasim ‘balonin’ e sondazheve”, ka thënë Haziri.
Sondazhet e fundit të publikuara kanë paraqitur Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese të zgjedhjeve, ndërsa LDK-ja e Hazirit është në betejë me PDK-në për partinë e dytë.
Hoti thumbon Haradinajn e Kurtin: Njëri vendosi taksë që e izoloi veten, e tjetri shihte fiksione për harta e thika
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, sërish ka përsëritur edhe në Pejë se këtë vit do të përmbyllet çështja e liberalizimit të vizave. Ai ka thumbuar AAK-në e VV-në, duke thënë se njëra palë kishte izoluar vendin duke vendosur taksë qind për qind e tjetra shihte fiksione harta e thika.
“Në vitin 2021 kemi me përmbyll liberalizimin e vizave, sepse neve na besojnë qeveritarëat e shumë shteteve të BE-së. Ne kemi me përmbyllë dialogun pa e prekur integritetin territorial. Njëri e vendosi një taksë qind për qind që e izoloi veten, e tjetri shihte fiksione për harta e thika”, ka thënë Hoti.
Ai ka folur edhe për projektin e Boreas në Pejë. Ka thënë se do të përfundohet në afat rekord.
“Në momentin më të vështirë ne qeverisëm 100 herë më mirë se këta të tjerët. Kontimet e ekstremizmit nuk na qojnë askund, prandaj e kemi bërë një listë me gra e burra me integritet, jo si të tjerët që kanë bërë lista me ekstremistë. Nuk kanë guxim të dalin me program para qytetarëve, për të treguar se çfarë do të bëjnë në katër vitet e ardhshme. Kemi plan konkret për 5 miliardë euro investime. Vetëm projekti për ujitjen e tokave është në vlerë 600 milionë euro, 1 miliard euro vijnë nga Marrëveshja e }ashingtonit. Është shtyrë bukur shumë projekti i Boreas, por do ta përfundojmë ashtu siç ka dashur Peja. Ju garantoj që do ta përfundojë në afat rekord. Ka disa vite që shtyhet autostrada Kijevë – Zahaq, i kemi përfunduar procedurat, sivjet fillon ndërtimi i saj. Kemi plan të qartë për të mbështetur turizmin në bjeshkët e bukura të Rugovës. Do ta bëjmë brend ndërkombëtar ngjitjen në bjeshkët e Rugovës. Do të rishikojmë planin kombëtar për Bjeshkët e Nemuna. Derisa i ruajmë ato, mundësojmë që krejt bota të vijë dhe t’i shohë”.
Hoti: Nuk ka dyshim që 14 shkurtin do ta mbyllim me fitore
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, po qëndron në Pejë.
Ai ka thënë se nuk e ka asnjë dyshim që do ta përmbyllin 14 shkurtin me fitore.
“Ka me qenë fitore për të gjithë edhe për ata që mendojnë ndryshe nga ne dhe ata që po na shajnë e ofendojnë. Ky takim do ta vulosë fitoren, do ta rrisë besimin te të gjithë sepse kur ia nisem kësaj pune pas diskutimit në strukturat tona, kujtuam kundërshtarët tanë që kanë kryer punë me LDK-në”, ka thënë ai.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se të gjithë të pranishmit aty i ka sjellë koncepti për politikë.
“Prania juaj kaq e madhe më bën të besoj në përkrahjen tuaj të madhe sepse vota juaj për LDK është votë për Pejën, është votë për Gazmendin. Këtu ku jem sot na ka sjellë koncepti politikë, puna e aktivistëve. Brenda kësaj sallë në kohë pandemie edhe pse në numër të kufizuar jemi mbledhur edhe për një fitore tjetër”, ka thënë ai.
Hoti sot feston ditëlindjen e tij, ndërkaq në Pejë është pritur me tortë.
Hoti në Istog premton që këtë vit do të përmbyllet dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherit kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme, gjatë aktivitetit në Istog, ka thënë se ky vit do të mërbyllet me marrëveshje ndërkombëtare, për të përmbyllur procesin e dialogut me Serbinë, që thotë se do të përfundojë me njohje reciproke.
Ai ka thënë po ashtu se ky vit do të përmbyllet edhe me liberalizim të vizave.
“Në momentet kyçe e kemi zgjedhur moton tonë ‘Shteti është Shtet’. Ndryshe nuk shkohet përpara. Kemi ende barrën e konsolidimit plotësisht të shtetit. Kemi projekte të mëdha para. Viti 2021 do të mbyllet me marrëveshje ndërkombëtare, për të përmbyllur procesin e dialogut me Serbinë, për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet me fqinjët tanë, me njohje reciproke patjetër. Do të përmbyllet viti 2021 me ndihmën e miqve tanë, familjes tonë politike të Partive Popullore Evropiane, me liberalizim të vizave. Viti 2021 do të mbyllet me projekte të mëdha, që do të nisin edhe nga marrëveshja e Washingtonit dhe plotë projekte tjera, që do të kthejnë Kosovën në nyjë gjeopolitike e gjeostrategjike për rajonin”, ka thënë Hoti.
Hoti ka thënë se partitë rivale nuk po dalin para tyre në debate televizive e as nuk po flasin publikisht për t’i treguar qytetarëve se çfarë do t’i ofrojnë në 4 vitet e ardhshme.
“Asnjë nuk del para jush, para nesh, as në studio televizive, as nuk flasin publikisht, për të treguar se çfarë do t’i ofrojnë qytetarëve të Kosovës në 4 vjetët e ardhshme. Kjo është e qartë nuk kanë asgjë për të ofruar, përveç metaforave e parullave të ndryshme”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se në gjashtë 6-7 muaj qeverisje ka kthyer Kosovën në njëfarë stabiliteti.
“E gjetëm Kosovën të izoluar politikisht e ekonomikisht nga miku më i madh që ka populli shqiptar në Kosovë, SHBA-ja. Pas disa jave ne morëm ftesë për të shkuar në Shtëpi të Bardhë. Atje nuk gjetëm as harta dhe as thika, asnjë gjë. Gjetëm një marrëveshje për të nënshkruar, negociuar e nënshkruar, që fuqizon shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Hoti, që ka deklaruar se nuk njihet për fjalime shumë populliste.
Në tubimin e LDK-së në Istog janë shkelur masat anti-COVID, siç u shkelën edhe në atë në Podujevë dje. Kishte më tepër se 50 persona dhe nuk respektohej distanca.
Hoti flet për liberalizimin e vizave më 2021, për qeverisjen e mirë dhe guximin që të tjerët s’e kanë
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, nuk ka premtuar, por ka thënë se viti 2021 duhet të mbyllet me liberalizim të vizave për Kosovën.
Ai para simpatizantëve të LDK-së në Klinë, tha sot se për këtë punohet ditë e natë.
“Duhet të përmbyllet viti me liberalizim të vizave, nuk japim premtime për data, por ne punojmë ditë e natë me krejt qeveritë e vendeve të BE-së si anëtare te partive popullore evropiane. Dhe t’i kthehemi reformës në arsim, reformave në shëndetësi, reformave në ekonomi... Kemi pasur një qeverisje gjashtë-shtatë mujore ndoshta më të vështirën në periudhën 29-vjeçare për shkak të pandemisë kryesisht, por kemi dalë me rezultate më të mirat që ka pasur ndonjëherë ndonjë qeveri, edhe në menaxhimin e pandemisë, edhe në rimëkëmbjen ekonomike duke u ofruar qytetarëve dhe bizneseve mbështetjen e nevojshme me pakon më të madhe të rimëkëmbjes ekonomike në tërë rajonin”, tha Hoti, përcjell Ksp.
Në Klinë, Hoti ka thënë se dy kryeministrat para tij, “nuk kanë pasur guximin dhe vizionin të përballën me çështje të mëdha dhe t’i dalin në mbrojtje shtetit”.
Në fakt, çështja e liberalizimit të vizave ka vite që përdoret në fushata, tash e 10 vjet, mirëpo kohëve të fundit, nuk është folur shumë për të.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pasi Kurti tha se Vuçiqi ia refuzoi ofertën bujare për asociacion, vjen reagimi nga Serbia

Guterresi bën thirrje për implementim të shpejtë të Marrëveshjes së Ohrit

Serweri këshillon Kurtin të vazhdojë të hartojë draft-statutin për Asociacionin
Komandanti i KFOR-it takohet me Mojsiloviqin, diskutojnë për Marrëveshjen e Ohrit

PSD-ja gjuan me “milkshake” dhe tortë zëvendëskryeministrin

Hill: Më i rëndësishëm implementimi i marrëveshjes në Ohër sesa nënshkrimi

Kurti thotë se Vuçiqi ia refuzoi ofertën për një asociacion të hartuar nga ai

Haradinaj-Stublla: Marrëveshja e Ohrit i ka prioritizuar interesat e Serbisë

Marrëveshja e Ohrit, në rend dite edhe në samitin e BE-së

Lavrovi e sheh marrëveshjen e 2013-s mes Kosovës dhe Serbisë si model për Nagorno-Karabakhun

LDK: DASH-i konstaton korrupsion serioz në Qeverinë Kurti
