Arbëri

Përplasje në KQZ se ku duhet të mbërrijnë votat e mërgatës

 

Alim Rama, përfaqësues i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror Zgjedhor, ka akuzuar këtë institucion se po mundohet, sipas tij, të vë edhe një pengesë për votuesit jashtë Kosovës.

Rama ka thënë se votat duhet të mbërrijnë në kutinë postare të KQZ-së dhe ka ftuar Sekretariatin e KQZ-së të sqarohet se si ka shkuar në të kaluarën dhe si duhet të shkojë, por nuk ka marrë përgjigje.