Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se KQZ-ja dhe PZAP-i kanë kaluar çdo kufi me votat e mërgatës.
Haxhiu ka shkruar në Facebook se mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërkohë që sipas saj, PZAP-i po tallet duke thënë që ankesat pranohen vetëm me postë dhe jo me email.
“Kjo tallje, kjo padrejtësi e ky absurd duhet të marrë fund. Gjyqtarët e kanë për obligim të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe jo t'i shërbejnë atyre që do të ndëshkohen me votën qytetare me 14 Shkurt!”, ka shkruar Haxhiu.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se votuesit nga jashtë se ankesat e tyre nuk mund t’i parashtrojnë në mënyrë elektronike.
Përmes një njoftimi në Facebook thuhet se ankesat duhet të dorëzohen në mënyrë fizike në zyrat e PZAP-it.