Arbëri

PZAP-ja njofton votuesit jashtë Kosovës se ankesat s’mund të bëhen në mënyrë elektronike

Descriptive Text

Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa ka njoftuar se votuesit nga jashtë se ankesat e tyre nuk mund t’i parashtrojnë në mënyrë elektronike.

Përmes një njoftimi në Facebook thuhet se ankesat duhet të dorëzohen në mënyrë fizike në zyrat e PZAP-it.

Ndërkaq është demantuar një njoftim i cili po qarkullon në Facebook se ankesat mund të bëhen në emailin info@pzap-ks.org.

“Ky nuk është njoftim zyrtar i PZAP-it dhe ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesve Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm ne mënyrë fizike përmes postes me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike. Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar. Gjithashtu ankesat mund të paraqiten edhe në çfarë do letre A4, por duhet të përmbajë informatat e Parashtruesit të ankesës”, thuhet në njoftim.