Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë është furnizuar me 100 mijë teste PCR, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Ministri në detyrë, Armend Zemaj ka thënë se testet janë dorëzuar me qëllim të forcimit të kapaciteteve për testim në masë. Po ashtu, MSH-ja i ka dorëzuar SHSKUK-së edhe 16 ventilatorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ashtu siç kemi premtuar, sot i kemi dorëzuar edhe 16 ventilatorë të tjerë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për të shtuar kapacitetet e trajtimit klinik të pacientëve”, thuhet në njoftim.
MSH-ja thotë se testet e dorëzuara janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare, me huamarrje nga Banka Botërore, ndërsa janë siguruar përmes shërbimeve të prokurimit të UNOPS-it.