Arbëri

Zemaj shkel përsëri masat anti-Covid

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj edhe njëherë i ka thyer rregullat anti-Covid. Derisa në konferenca bën thirrje vazhdimisht që të respektohen masat, ai këto nuk i përfill edhe kur mban tubime paraelektorale nëpër komuna.

Përmes disa fotografive që i ka postuar vet në profilin e tij në Facebook, Zemaj shihet në një odë, me më shumë se 30 persona, duke mos i respektuar distancën e disa nga ta shihen edhe pa maska.

Zemaj ka shkruar “Isniqi si gjithmonë i djathtë, LDK dhe Rugovian, vazhdojmë”.

Një javë më parë, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Zemaj kishte publikuar një fotografi në një lokal në Deçan, me mbi 30 persona, ku nuk respektoheshin masat anti-Covid.

Image