Arbëri

Deputetët me përfitime edhe pas përfundimit të mandatit

 

Prishtinë, 31 janar (Kosova Press) - Përmes Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, dhe rregulloren e Kuvendit të Kosovës, për deputetët është e rregulluar që të marrin pagën e tyre bazë edhe një vit pas përfundimit të mandatit.

Duke mos llogaritur kompensimet për pjesëmarrje në seanca dhe komisione parlamentare, paga bazë e deputetit në Kuvendin e Kosovës është 1.547 euro.