Arbëri

Smith: Akuzat janë kundër individëve, jo kundër UÇK-së, e as kundër Kosovës

Prokurori i Speciales, Jack Smith: Hetimet tona vazhdojnë dhe ekziston mundësia që Gjykatës t’i parashtrohen edhe aktakuza të tjera (Foto: AP)

“Aktakuza ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të akuzuarve. Në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ata janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Megjithatë, kur paraqiten akuza për Ndërmarrje Kriminale të Përbashkët (NKP) si formë përgjegjësie penale, është standard ligjor që në aktakuzë të përmenden edhe disa aktorë kryesorë të tjerë të identifikueshëm. NKP-ja është formë përgjegjësie penale e pranuar gjerësisht, përdorur në çështje nga më të ndryshmet, dhe ky është një kriter standard për ngritje akuzash”, thotë për KOHËN kreu i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith

Aktakuzat e ngritura para Gjykatës Speciale nuk janë kundër UÇK-së, e as kundër Kosovës. Kështu insiston Prokurori i Speciales, Jack Smith.