Arbëri

Kurti: Jemi pro bashkimit me Shqipërinë përmes formave paqësore

 

Ish-kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova duhet ta ketë të drejtën për referendum, që të bashkohet me Shqipërinë.

Në një bisedë virtuale me redaktorët e revistës politike të Oksfordit, Kurti ka folur për tema dhe zhvillime të ndryshme të vendit. Lidhur me referendumin, lideri i Vetëvendosjes ka theksuar se bashkimi me Shqipërinë duhet të bëhet në mënyrë paqësore, pa shkaktuar luftë ballkanike.