Arbëri

Votimi i personave me COVID, KQZ-ja me 200 ekipe mobile në tërë vendin

 

Prishtinë, 28 janar (KosovaPress) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 200 ekipe mobile do të jenë në shërbim të personave të infektuar me COVID-19, në mënyrë që ata të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit në 38 komuna të Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se janë duke vazhduar përgatitjet për realizimin e votimit për qytetarët e infektuar me COVID-19, që në ditën e zgjedhjeve nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkak të masave kufizuese, gjegjësisht qëndrimit në karantinë.