Arbëri

Partitë vazhdojnë t’i injorojnë thirrjet për respektim të masave

Partitë vazhdojnë t’i injorojnë thirrjet për respektim të masave
 

Partitë politike, edhe sot, si çdo ditë më herët prej kur është shpallur data e zgjedhjeve të parakohshme, kanë injoruar thirrjet për respektim të masave anti-Covid, duke mbledhur dhjetëra simpatizantë në sallat ku po i mbajnë tubimet elektorale, shumica prej tyre pa mbajtur maska.

Ndonëse numri i rasteve me COVID-19 po rritet, e mantelbardhët po paralajmërojnë për shtim të pacientëve të infektuar me koronavirus në klinika, kjo nuk po shihet pengesë për politikanët që të mbledhin simpatizantët e tyre.