Arbëri

“Me çlirimtarët”, slogani i Nismës në zgjedhje

Nisma Socialdemokrate ka publikuar sloganin për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Slogani i Nismas do të jetë “Me Çlirimtarët!”, ndërsa kjo është konfirmuar nga bartësi i listës të kësaj partie, Fatmir Limaj, në Facebook.

“UÇK nuk është e kaluara, është themeli i shtetit. Ne jemi krenar me këtë trashëgimi dhe do ta mbrojmë atë. Me Çlirimtarët- këta jemi ne, kjo është ajo që na definon!” – ka shkruar Limaj.