Ekipi i Osmanit i përgjigjet PSD-së, e quan të neveritshëm aksionin te Presidenca

Ekipi i Osmanit i përgjigjet PSD-së, e quan të neveritshëm aksionin te Presidenca
Faton Peci, pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, i është kundërpërgjigjur Partisë Socialdemokrate që Presidencën e “përuroi si nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje”. Në një reagim në Facebook, Peci e ka quajtur të neveritshëm aksionin e kësaj partie.
PSD-ja të martën vendosi një pllakatë në hyrje të ndërtesës së Kuvendit dhe Presidencës, duke e cilësuar këtë institucion të fundit si nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo parti akuzoi Osmanin se po e keqpërdor postin e ushtrueses së detyrës së presidentes në garën zgjedhore të 14 shkurtit.
Në përgjigje, Peci ka thënë se Osmani s’përdor veturë të Presidencës teksa ka akuzuar PSD-në se “nuk ka guxim as të marrë pjesë në zgjedhje”.
“Reagimi i PSD-së ndaj presidentes Osmani ngjallë neveri. Një subjekt që nuk e ka kapë as pragun e pragut merr përsipër detyrë të zorshme në përpjekje për të aktruar opozitën. Përpara se të bëni veprime, verifikoni faktet. Presidentja nuk përdorë fare veturë të Presidencës. Rrjedhimisht, ky mllef i juaji ka të bëjë më shumë me defaktorizimin tuaj si një subjekt, të cilit i ka mbet veç akronimi dhe nuk ka guxim as të marrin pjesë në zgjedhje. Sigurisht, shpifja e juaj është nxitur edhe nga sondazhet e fundit, me të cilat Vetëvendosje dhe Lista Vjosa, me një listë të përbashkët do ta marrin shumicën në zgjedhjet e 14 shkurtit. Prandaj, të dëshpëruar socialdemokratë (PSD), ndërkaq karvani i fitores ecën, ju mund ta vazhdoni aktivitetin tuaj dhe të vendosni bilboarde gjithandej, sepse është e vetmja mundësi e juaja që të dilni në publik!” ka shkruar Peci në Facebook.
PSD-ja e quan Presidencën “nëndegë të VV-së”
Partia Socialdemokrate të martën ka vendosur një pllakatë në hyrje të ndërtesës së Kuvendit dhe Presidencës, duke e cilësuar këtë institucion të fundit si nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Aktivistë të kësaj partie e kanë quajtur Vjosa Osmanin kryetare të kësaj “nëndege”. Ata kanë akuzuar Osmanin se po e keqpërdor postin e ushtrueses së detyrës së presidentes në garën zgjedhore të 14 shkurtit.
Osmani është numri dy në listën e VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ka shpallur kandidaturën për postin e presidentes.
“Zyra prapa nesh është objekti që ka shërbyer si zyre e presidencës së Republikës së Kosovës. Por kohët e fundit kjo zyrë është shndërruar në një nëndegë të Partisë Vetëvendosje. Prandaj dhe sot e përuruam zyrtarisht diçka që tashmë po dihet por s’po e thonë. Përvoja jonë si qytetar me institucione shtetërore të shndërruara në vegla të partive nuk është e mirë. Është kjo përvojë që ka rritur mosbesimin dhe pakënaqësinë qytetare. Vjosa Osmani, si u.d. e presidencës, përdori këtë detyrë që ta themelojë të ashtuquajturën Lista Guxo. Ajo guxoi që të punësojë në presidencë persona të cilët disa ditë më pas i paraqiste si ardhje të reja në listën e saj. Ajo guxoi që të shpërndajë paga shtesë për punëtorët e presidencës, veprime këto që deri vonë i quante abuzive. Veturat e presidencës janë bërë vetura të partisë. Ne kemi qenë dëshmitarë sesi institucionet e shtetit janë kapur më herët. Por, tash jemi para një mendësie të re. Duke e pretenduar një kredo morale, Kurti po dëshiron t’i marrë krejt dhe këtu Vjosa po shërben si instrument. Në emër të çkapjes do të ndodhë një instalim i ri i të besuarve të liderit në pozita kyçe shtetërore. Në anën tjetër, Osmani e përshtatur në mendësinë totalitariste të Kurtit, po përdorë metodat e regjimit të vjetër siç është shantazhi dhe kërcënimi. Kjo do ta cenojë demokracinë dhe lirinë prandaj sigurisht që do të ketë edhe rezistencë”, kanë thënë aktivistët e PSD-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Ftohtë të dielën në Kosovë

Hapësirat e pamjaftueshme bëjnë që disa fakultete në UP të vazhdojnë mësimin online

Më 8 Mars “marshohet, s’festohet”

Vdiq gjinekologu Sejdullah Hoxha

Ndërtimi i Emergjencës së re: MSH-ja ia anuloi kontratën kompanisë, por s’ia konfiskoi 800 mijë euro

VV-së nuk i ngutet për dialogun me Serbinë, SHBA-ja e BE-ja e shohin si çështje urgjente

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës të hënën protestojnë para Qeverisë

21 të vdekur nga COVID-19 dhe 777 raste të reja në Shqipëri

Nis publikimi i vendimeve të PZAP-së, pakënaqësi në VV e PDK

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

SHBA-ja e sheh si urgjente arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi
