Arbëri

Pandemia pezulloi vlerësimin e performancës së mësimdhënësve

Pandemia pezulloi vlerësimin e performancës së mësimdhënësve
Për 1 vit e 6 muaj, saktësisht nga shtatori i vitit 2018 deri në mars të vitit 2020, Inspektorati i Arsimit ka arritur t’ua vlerësojë performancën vetëm 740 mësimdhënësve. E në institucionet publike të nivelit parauniversitar janë mbi 23 mijë mësimdhënës. Ky vlerësim është pezulluar që nga 12 marsi 2020, kur në Kosovë u shënuan rastet e para me COVID-19
 

Prishtinë, 24 janar - Për 1 vit e 6 muaj, saktësisht nga shtatori i vitit 2018 deri në mars të vitit 2020, Inspektorati i Arsimit ka arritur t’ua vlerësojë performancën vetëm 740 mësimdhënësve. E në institucionet publike të nivelit parauniversitar janë mbi 23 mijë mësimdhënës. Ky vlerësim është pezulluar që nga 12 marsi 2020, kur në Kosovë u shënuan rastet e para me COVID-19.

Inspektorati i Arsimit, në një përgjigje për KOHËN, ka theksuar se ky proces do të vazhdojë pas përfundimit të pandemisë.