Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borë nga e hëna në Kosovë, temperaturat deri në minus katër

Gjatë së hënës është parashikuar të jetë mot i vranët në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se është parashikuar që në viset e ulëta të ketë reshje shiu ndërsa në ato të larta pritet të bie borë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

IHMK-ja njofton se nga e marta pritet të ketë borë edhe në viset e ulëta derisa temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 2 deri 8 gradë.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në rrafshin e Kosovës, ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s”, thuhet në njoftim.