Arbëri

Nagavci: Hoti dhe Mustafa po flasin gjëra që s’i besojnë

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, janë në panik, me ç’rast kërcënojnë dhe flasin gjëra që s’i besojnë.

Nagavci ka thënë se LDK-ja nuk do këtë më kapacitet ta tradhtojë vullnetin e qytetarëve pasi që sipas saj, këta parti nuk e beson më askush.

“Zt.Mustafa dje doli në mbrojtje të Kryetares së KQZ-së, ndonëse të gjithë ishim dëshmitarë të shfaqjes së turpshme kur zn.Daka bashkë me përfaqësuesit politik të LDK-së e PDK-së, jo vetëm se nuk miratuan rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por dhe e rrëzuan atë. Ndërsa sot iu paska vërsulur me gjuhë linçuese e kërcënuese u.d së Presidentes, zn. Vjosa Osmani”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

LEXO EDHE: VV-ja shtron ankesë në PZAP në çastet e fundit

“E dimë se po të pyeteshit ju e ata sikurse ju edhe do të bënit çmos që pushtetin ta mbanit për vete, për privilegje e përfitime. Fundja këtë e pamë me 25 mars kur rrëzuat Qeverinë legjitime Kurti për të uzurpuar pushtetin, por koha juaj ka përfunduar. Ju s’keni as kapacitet e s’do keni më asnjëherë mundësi të tradhtoni vullnetin e qytetarëve, sepse më s’ju beson askush”, ka shkruar tutje.