Arbëri

Haxhiu: Duan t’ia pamundësojnë qeverisjen Kurtit

 

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se moscertifikimi i Albin Kurtit për zgjedhjet parlamentare është motiv politik. Ajo thotë se VV-ja dhe Kurti janë target ku me çdo kusht duan t’i pamundësojnë qeverisjen kësaj partie. Sipas saj, kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, PDK-ja, LDK-ja dhe Lista Serbe e ndaluan certifikimin e listës së kësaj partie.

“Motivi kryesor haptazi është politik dhe për target e ka Lëvizjen Vetëvendosje. Ata duan me çdo kusht që t’ia pamundësojnë qeverisjen VV-së dhe Albin Kurtit, na kanë halë në sy, sepse tek ne shohim vullnetin e madh të qytetarëve për ndryshim. Mos harroni, janë po ata të njëjtit që e rrëzuan Qeverinë Kurti në mes të pandemisë, të njëjtët që formuan qeveri të jashtëligjshme e qeverisën jashtëligjshëm për gjashtë muaj, e të njëjtit që kanë nëpërkëmbur vendin në këto 20 vjetët e fundit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.