Arbëri

Limaj: Sonte, KQZ-ja u shndërrua në lojtar politik aktiv

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, moscertifikimin e listës së tyre nga KQZ-ja e ka quajtur sulm të paprecedentë në parti dhe procesin demokratik.

Sipas tij, pas kësaj është “një interes i madh që Nisma të mos jetë pjesë e parlamentit, që parlamenti i Kosovës të mos e ketë brenda një zë të qartë të UÇK-së”.

“Me këtë vendim, PDK dhe LDK dëshirojnë që të heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashëgimisë së UÇK-së në institucionet vendimmarrëse në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, ka shkruar ai në Facebook.

KQZ-ja është shndërruar në një lojtar politik aktiv, thotë tutje Limaj, duke shtuar se do të ndërmarrin hapa ligjorë ndaj kësaj çështje.