Arbëri

Qytetarëve u kërkohet që t’i marrin me rezervë premtimet e partive

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Premtimet e parealizuara për mirëqenie sociale në shumë palë zgjedhje kanë nisur sërish të zënë vend në programet e partive politike në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Para fushatës zgjedhore vetëm AAK-ja e ka prezantuar tërësisht programin, PDK-ja një pjesë të tij e partitë e tjera ende nuk kanë bërë një gjë të tillë.

Në tubimet e parafushatës që partitë politike po mbajnë, kanë nisur të japin premtime zor të realizueshme, si rimëkëmbje ekonomike me fonde prej 1 miliard eurove, rritje pagash dhe pensionesh e transformim total të Kosovës në katër vjetët e ardhshëm.