Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar se rreth 13 mijë kosovarë jashtë vendit, janë përgjigjur në thirrjen telefonike për regjistrim në procesin e votimit.
Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka njoftuar se në total kanë aplikuar 15.672 persona, ndërsa 2460 nuk i janë përgjigjur thirrjes telefonike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aktualisht rreth orës 18:00 janë rreth 134 mijë e 138 e-maila të pahapura që mendojmë të procesohen ditëve në vazhdim. Kemi rritur kapacitetet me staf. Në objektin ku po zhvillohet shërbimi votues po bëhet verifikimi. Në Qendrën e numërimit dhe rezultateve kemi shtuar kapacitetet për të bërë procesimin e të dhënave” kanë thënë nga Sekretariati.
Tutje, është bërë e ditur se aktualisht janë 200 zyrtarë në KQZ që po merren me pranimin e e-maileve nga mërgimtarët për votim. KQZ-ja ka përmendur se ndoshta duhet shtuar numrin e stafit, edhe gjatë ndërrimit të natës.
“Janë 15 njësi që hapin e-mailiat, duhet ndoshta të shtohen kapacitete në hapjen e e-mailave dhe procesim të të dhënave edhe në ndërrimin e tretë”.