Arbëri

Paqartësi në zbatimin e nenit që u ndalon kandidatëve garën, Zyra do të rekomandojë certifikim në pako

Paqartësi në zbatimin e nenit që u ndalon kandidatëve garën, Zyra do të rekomandojë certifikim në pako
 

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim do t’i propozojë KQZ-së certifikimin në pako të subjekteve politike dhe kandidatëve, për shkak të vështirësive që ka hasur në interpretimin e nenit të ligjit për zgjedhje, që ua ndalon kandidimin atyre që janë dënuar në tri vitet e fundit. Kjo konfirmohet në dokumentin që ka siguruar “Koha”, e i cili do të prezantohet në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku në rend dite është edhe certifikimi i subjekteve dhe kandidatëve.

“Zyra ka hasur në vështirësi për të pasur një qëndrim të qartë në lidhje me zbatimin e germës “q” të nenit 29 të LPZ. Për arsye të paqartësisë së hasur, Zyra rekomandon KQZ-në që të certifikoj në pako subjektet politike dhe kandidatët e mësipërm. Certifikimi i kandidatëve e liron KQZ-në nga obligimi që rrjedh nga neni 30 i LPZ-së në lidhje me ruajtjen e informatave të kandidatëve që janë identifikuar nga institucionet tjera, duke ju krijuar mundësi palëve të interesuara ankesën në instancat ankimore të nivelit të parë dhe të dytë”, thuhet në rekomandimin e Zyrës.