Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat herë-herë do të dendësohen, kështu që vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të ulët deri mesatar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër shkak të prezencës së masave të ajrit nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, nuk parashihet të ketë ngrica, kurse mjegull të dobët parashihet vetëm për rreth viseve të larta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.