Mustafa: Rrugën e Rugovës s’mund ta trashëgojnë ata që janë jashtë LDK-së

Mustafa: Rrugën e Rugovës s’mund ta trashëgojnë ata që janë jashtë LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se rrugën e Ibrahim Rugovës s’mund ta trashëgojë askush përveç atyre që qëndrojnë në LDK.
Mustafa pas bërjes së homazheve së bashku me kryesinë e LDK-së tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 15-vjetorin e vdekjes, tha se LDK-ja dhe Kosova ndiejnë mungesën e Ibrahim Rugovës.
“LDK-ja dhe Kosova e ndien mungesën e tij, një figurë historike që dha shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Askush s’mund ta trashëgojë këtë rrugë përpos LDK-së dhe atyre që qërojnë dhe punojnë që puna e dhe vepra e Rugovës të jetësohet”, tha ai./EO
Osmani e Kurti: Rugova ndërtoi ura të bashkëpunimit me shtetet mike të Kosovës
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë nderuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 15-vjetorin e vdekjes së tij.
Osmani ka thënë se Rugova bëri bashkë shqiptarët rreth idesë së kauzës për liri e pavarësi.
Ajo tutje ka thënë se ai ishte njeriu që ka ditur të ndërtojë ura të bashkëpunimit me shtetet mik të cilat edhe sot qëndrojnë pranë Kosovës.
Edhe Kurti ka vlerësuar kontributin e ish-presidentit Rugova. Ai ka thënë se ai ishte presidenti i parë i Kosovës para dhe pas çlirimit të Kosovës.
Ai thotë se ka nga ai kujtohet përkushtimi institucional, qetësia dhe durimi njerëzor.
Haradinaj te varri i Rugovës: Do të jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij.
Ai tha se Kosova është mirënjohëse për kontributin për lirinë dhe pavarësinë të presidentit Rugova dhe se kujtimi për të është i përjetshëm.
Homazhe të varri i ish-presidentit do të bëjnë edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe Kryesia e LDK-së./EO
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Përfaqësuesja e Kosovës arrin në Izrael: Ta forcojmë miqësinë me veprime konkrete

KQZ: Janë rinumëruar 70% e 552 vendvotimeve, procesi drejt fundit

Gjashtë komuna në zonë të kuqe

Pesë të vdekur në Kosovë, 445 raste të reja me COVID-19

Padi me kërkesën për anulimin e lejeve për hidrocentralin në Brezovicë

Në Graçanicë, sërish protestë për të arrestuarit në rastin e djalit të Rashiqit

Rc Refresher Tropic, shija më freskuese në treg!

Lajçaku vjen në Kosovë më 1 mars për vizitë 3-ditëshe

IKSHPK-ja rekomandon ashpërsim të masave

KIPRED: Qeveria të përgatisë strategji kundër operacioneve malinje të Rusisë në Kosovë

Vuçiqi u premton serbëve në Kosovë miliona euro në projekte e shtesa mujore: Veç ruani shtëpitë
