Arbëri

Nitaj kërkon nga KEDS-i mos të ndërpritet energjia elektrike gjatë ditës së zgjedhjeve

Descriptive Text

Ushtruesi i deytrës së ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka takuar sot menaxhmentin e KEDS-it, ndërsa gjatë takimit ai i ka kërkuar menaxhmentit që të ketë furnizim të mirë me energji elektrike në tërë territorin e Kosovës gjatë këtyre ditëve, kur temperaturat janë ulur.

Ai veçanërisht ka porositur menaxhmentin e KEDS-it që të mos ketë ndërprerje të energjisë eletrike në asnjë qendër të votimit gjatë ditës së zgjedhjeve më 14 shkurt.

“Menaxhmenti i KEDS-it e njoftoi ministrin Nitaj se situata më problematike mund të paraqitet në Komunën e Malishevës, si pasojë e problemeve të trashëguara më parë. Ministri Nitaj kërkoi nga KEDS-i që paraprakisht të sigurohen mundësi alternative të furnizimit me energji elektrike gjatë ditës së votimeve në të gjitha qendrat e votimit në këtë komunë. KEDS u zotua që do të bëjë çdo gjë që është e mundur që furnizimi me energji elektrike të mos mungojë gjatë ditës së votimit, ndërsa njoftuan që ekipet do të dalin në terren për të kontrolluar gjendjen e stabiliteteve teknike në objektet, të cilat do të jenë si qendra votimi”, thuhet në njoftimin e MEA-s.