Arbëri

Vërshimet detyruan tri shkolla në Prishtinë ta nisin online gjysmëvjetorin e dytë

Vërshimet detyruan tri shkolla në Prishtinë ta nisin online gjysmëvjetorin e dytë
 

Në shumicën e shkollave të Kosovës të hënën ka filluar gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor. Ndonëse ishte paralajmëruar që mësimi të nisë sipas skenarit A me prezencë fizike, disa institucione shkollore mësimin e kanë filluar sipas skenarit C, duke mbajtur mësim online.

Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Shkëndija”, në Hajvali, reshjet e fundit kanë shkaktuar rrjedhje të ujit brenda objektit. Për këtë arsye janë bërë disa ndërhyrje dhe shkolla nuk ka qenë e gatshme për mësim.