Arbëri

AKR-ja ndryshon renditjen në listën e LDK-së, Pacolli mbetet në vendin e njëjtë

AKR-ja ndryshon renditjen në listën e LDK-së, Pacolli mbetet në vendin e njëjtë
 

Aleanca Kosova e Re ka arritur ta ndryshojë renditjen e kandidatëve në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Dy ditë më parë, LDK-ja kishte publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë, mirëpo AKR-ja më pas tha se kjo nuk ishte renditja për të cilën ishin marrë vesh.