Në ditët e ardhshme pritet të mbizotërojë mot kryesisht i qetë në Kosovë. Në mëngjes parashihen ngrica në gjithë territorin e Kosovës, më të theksuara rrugëve rreth malave, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat maksimale gjatë javës pritet të shënojnë rritje, duke krijuar kushte që vende-vende të krijohet mjegull.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë premten temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri 10 gradë Celsius. Po ashtu pritet të shkrihet gradualisht bora nga dita e enjte.
Gjatë pesë ditëve të ardhshme temperaturat miminale pritet të lëvizin mes minus dhjetë gradë Celsius dhe zero gradë Celsius, ato maksimale pritet të shkojnë deri në 10 gradë Celsius.