Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën pritet të jetë mot i vranët dhe diku edhe me reshje të dobëta bore.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius ndërsa ato maksimalet nga -4 deri në -2. Është parashikuar që do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi 1-7 m/s.