1 perditesime
Arbëri

VV-ja përfshin në listë gratë e dy ish-deputetëve të saj

VV-ja përfshin në listë gratë e dy ish-deputetëve të saj
Rexhep Selimi
18:49

VV-ja përfshin në listë gratë e dy ish-deputetëve të saj

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, nuk do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi është në Gjykatën Speciale. Por, bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi, është në listë. Ajo është e dhjeta në listë.

Ndërkohë, edhe e veja e një ish-deputeti të VV-së është në listë. Lumnie Mikullovci, e veja e Adem Mikullovcit, është e 84-ta në listë.

Aktori i njohur, Adem Mikullovci, ishte deputet në legjislaturën e parafundit, ndërkohë që vdiq vitin e kaluar.

17:36

Vasfije Krasniqi-Goodman në listën zgjedhore të VV-së

Vasfije Krasniqi-Goodman do të jetë kandidate për deputete këto zgjedhje në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga vëllai i saj, Nafiu, i cili i ka thënë Kosovapressit se do të jetë kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të ketë numrin 4 në listë zgjedhore.

“Po, Vasfija do të jetë kandidate për deputete në listën e LVV-së. Ajo do të ketë numrin 4. Por nuk aderon në partinë e Albin Kurtit, e as do të jetë me Vjosa Osmanin”, ka deklaruar ai.

Vasfije Krasniqi-Goodman është zëri i grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndërkohë, aktivistë të shumtë të VV-së në rrjetet sociale kanë shkruar se i pesti në listë është Avni Dehari, babai i Arbënor dhe Astrit Deharit, dy ish-aktivistëve të VV-së tashmë të ndjerë.