Nivel i lartë i turbullirës në Badoc, disa zona do të mbesin pa ujë edhe gjatë netëve të ardhshme

Nivel i lartë i turbullirës në Badoc, disa zona do të mbesin pa ujë edhe gjatë netëve të ardhshme
KRU “Prishtina” ka njoftuar se nga mbrëmja e të premtes disa zona në kryeqytet, Fushë-Kosovë e Obiliq do të mbesin pa ujë të pijshëm për shkak të nivelit të lartë të turbullirës në Badoc.
KOHA ka kërkuar përgjigje shtesë nga ujësjellësi se sa mund të zgjasë kjo gjendje.
Nga aty kanë thënë se pritet që për tri ditë t’i kthehen normalitetit dhe se për t’iu rikthyer do të duhet që gjatë netëve të ndalet furnizimi me ujë.
“Ne jemi duke trajtuar me kapacitetet tona të mundshme, bazuar në kualitetin e ujit në burim. Uji reduktohet për shkak se duhet akumuluar, që konsumatorë të kenë ujë gjatë ditës. Për 3 ditë pritet kthimi në normalitet. Kështu që me qëllim që t’i furnizojmë gjatë ditës e ndërpresim natën”, kanë thënë nga KRU “Prishtina” për KOHËN.
Ujësjellësi ka njoftuar se reduktimi i ujit po ndodhë pas reshjeve atmosferike që kanë mbushur liqenin e Badocit me rreth 3 metra ujë, duke shkaktuar turbullirë.
Nga ora 19:30 këto zona kanë mbetur pa ujë: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Matiqani, Bregu i Diellit. Ndërsa, nga ora 21:00 pa ujë mbesin: Topanja, Dardania, Ulpiana dhe qendra e qytetit, Fushë-Kosova dhe Obiliqi.
Këto zona pritet të mbesin pa ujë edhe gjatë netëve të ardhshme.
Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm
Nga sonte disa zona të Prishtinës do të mbesin pa ujë të pijshëm për shkak të nivelit të lartë të turbullirës.
KRU “Prishtina” ka njoftuar se ata që furnizohet me ujë të pijshëm nga fabrika e trajtimit të ujit Badoc, nga ora 19:30 do të zvogëlohet dukshëm prodhimi/trajtimi i ujit në këtë fabrikë.
“Arsyeja e reduktimit të prodhimit të ujit në këtë fabrikë, është niveli i lartë i turbullirëës që u shfaq tash, pas reshjeve atmosferike që mbushën këtë liqe mbi 3 metra me ujë”, thuhet në njoftim.
Nga ora 19:30 këto zona kanë mbetur pa ujë: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Matiqani, Bregu i Diellit.
Ndërsa, nga ora 21:00 pa ujë mbesin: Topanja, Dardania, Ulpiana dhe qendra e qytetit, Fushë-Kosova dhe Obiliqi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Hoti “rreshtohet” krah Shalës në LDK

Bulliqi e quan hakmarrje anulimin e projektit për ndërtimin e Spitalit të Podujevës

Në BE janë pajtuar për vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Votat e komuniteteve - njëri subjekt goran akuzon tjetrin për shantazh

Qeveria miraton Strategjinë për Zhvillim Rajonal 2020-2030

Një e dyshuar pranon se ka dhënë ryshfet “që të mbledhë prova për t’i denoncuar kolegët”

11 mijë të vaksinuar kundër koronavirusit në Shqipëri

Kurti i thotë Abbottit se s’duhet të ketë nguti për dialogun me Serbinë

Lulet më të MIRA e më të BUKURA!

Aktivistët për mbrojtje të mjedisit kërkojnë reagimin e të gjithë shoqërisë dhe mekanizmave kundër hidrocentraleve

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Boiken Abazin si kandidat për deputet në Shqipëri
