Arbëri

OBSH: Kosova s’do të ketë problem me transportin e vaksinave anti-COVID

 

Çështje ditësh e ka cilësuar ardhjen e vaksinave anti-Covid nga Shqipëria, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë. Në një përgjigje të shkurtër nga kjo ministri kanë thënë se janë në kontakt me autoritetet qeveritare në Shqipëri, porse ende nuk e dinë se sa doza do të arrijnë.

“E përcakton donatori, në këtë rast Qeveria e Shqipërisë, por pritet të jetë një sasi simbolike”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e MSh-së.