Arbëri

Hoti i përgjigjet Osmanit: S’do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i është përgjigjur ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani për dialogun me Serbinë.

Ai i ka quajtur të pavërteta deklaratat e Osmanit e cila ndër të tjera tha se Hoti ka gabuar që ka kthyer në tavolinën e bisedimeve temën e asociacionit të komunave serbe.

Hoti në Facebook ka shkruar se në dialog me Serbinë kanë hyrë mbi parime të qarta, ku udhërrëfyes thotë ta kenë pasur Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka shkruar se integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm, organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket, nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive dhe se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

“Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime”, ka thënë ai.