Arbëri

Petkoviqit i refuzohet kërkesa për të hyrë në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se i është refuzuar kërkesa për vizitë në Kosovë të ashtuquajturit drejtorit në zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se përderisa Serbia vazhdon të ketë sjellje destruktive, nuk mund të hyjnë zyrtarët e saj në Kosovë.

“Përderisa Serbia vazhdon të sillet në mënyrë destruktive vazhduar shkeljet e maltretimet me arrestime arbitrare e mbajtje ilegale të qytetarëve të Kosovës (i fundit javën e kaluar!), duke përdorur rrugë të paligjshme dhe klandestine për të futur ‘vaksina’ të dyshimta në Kosovë me qëllim rrezikimin e sigurisë shtetërore dhe shëndetit publik, duke tentuar rikthimin e fushatës kundër shtetësisë së Kosovës - së fundmi duke i kërkuar Katarit që ‘të mos lobojë për Kosovën’ duke shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Washingtonit e të Brukselit, duke rritur provokimet, kërcënimet, sjelljet e ulëta, dhe lojërat e ndyra që po sjellin pasiguri dhe destabilizim në rajon e më gjerë. Andaj, le të qëndrojnë larg Kosovës”, ka shkruar ajo.