3 perditesime
16:23

Rama pas marrjes së vaksinës: Disa doza do ia dërgojmë Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vaksinimit me vaksinën anti-Covid, ka deklaruar se mjekëve në Spitalin e Infektivës në Prishtinës do u dërgohen disa doza të vaksinës.

Rama ka thënë se në këto momente nuk duhet vepruar si Bashkimi Evropian që nuk i shpërndau Ballkanit vaksina. Ai ka shtuar se Kosova dhe Shqipëria janë “një”.

“Pfizeri mund të fillojë në spitalin Covid të Prishtinës tek infektivi. Doza që mund t’i japim Kosovës, janë simbolike por në këtë rast nuk duhet të mendojmë si BE por të mendojmë edhe për të tjerët. Kosova dhe Shqipëria janë një edhe në gëzim edhe në hall. Këtë hall edhe pse nuk ua zgjidhim dot do t’ua qajmë”, ka shtuar ai.

15:09

Nis vaksinimi anti-COVID në Shqipëri

Ka nisur zyrtarisht vaksinimi anti-Covid në Shqipëri. Ai ishte paraparë të fillonte nga ora 15:00.

Vaksinën anti-COVID e ka marrë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Nën moton 'Shqipëria buzëqesh", vaksinimi po realizohet në stadiumin kombëtar 'Air Albania' me qëllim shmangien egrumbullimeve dhe radhëve të gjata! Në të gjithë ambientin e stadiumit janë vendosur 60 postacione ku do të kryhet vaksina dhe puna do të vijojë për 8-10 orë në ditë.

Në total është parashikuar vaksinimi i 60 qytetarëve në orë.

Image
12:36

Nga ora 15:00 nis vaksinimi anti-Covid në Shqipëri

Ditën e sotme do të nisë në Shqipëri vaksinimi i personave të parë anti-COVID. 11 janari i 2021 do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë në rrugën për t'i dhënë fund betejës disa mujore me COVID-19, kështu ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke shtuar se procesi do të nis në orën 15:00. Rama ka deklaruar se këto doza ia ka dhuruar Shqipërisë një vend mik, por që nuk është i autorizuar që të jap emër. Ndërkohë, ka deklaruar se do ta bëjë edhe vetë këtë vaksinë anti-COVID për të vërtetuar që është e sigurt.

Nën moton 'Shqipëria buzëqesh", vaksinimi do të realizohet në stadiumin kombëtar 'Air Albania' me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe radhëve të gjata! Në të gjithë ambientin e stadiumit janë vendosur 60 postacione ku do të kryhet vaksina dhe puna do të vijojë për 8-10 orë në ditë. Në total është parashikuar vaksinimi i 60 qytetarëve në orë.

Bluzat e bardha, që janë në vijën e parë të përballjes me COVID do të jenë të parët që do të vaksinohen, për të vijuar më pas me mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75-vjeç. Zyrtarisht Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksina anti-COVID të Pfizer nga kompania BioNTech, teksa siç ka bërë të ditur më herët Rama, vijojnë bisedimet me Astrazeneca dhe Moderna. Një person do të marrë në total 2 doza.

08:13

Sot nis vaksinimi anti-COVID në Shqipëri

Shqipëria sot hap një faqe të re në kapitullin e luftës me pandeminë COVID-19. Në Tiranë sot do të nis vaksinimi anti-COVID.

Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme dhe pritet t’u injektohet së pari mjekëve dhe infermierëve.

Ditë më parë, ishte vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që konfirmoi se ishin siguruar 500 mijë doza vaksina nga kompania Pfizer.

Dhe ishte po shefi i ekzekutivit shqiptar që njoftoi pasditen e së dielës për nisjen e vaksinimit.

Më herët ishte dhënë afat për nisjen e vaksinimit java e tretë e janarit, me mbërritjen e dozave të para të vaksinës, por, duket dozat kanë mbërritur më shpejtë dhe vaksinimi nis sot

“Shqipëria buzëqesh” hapet kështu sot në qendrën e parë të vaksinimit në stadiumin “Air Albania” ku tashmë janë gati 60 postacione.

“Shqipëria buzëqesh” është fushata shtetërore e humane e vaksinimit falas anti-COVID.