Ushtruesi i detyrës i nënkryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Lutfi Mani, në Interaktiv të KTV-së ka treguar kërkesat që kjo sindikatë ka ndaj Ministrisë së Arsimit.
Premium
23:35
SBASHK-u do të takohet me të gjitha partitë politike
Ushtruesi i detyrës i nënkryetarit të SBASHK-ut, Lutfi Mani, ka thënë se do të takohen me të gjitha partitë politike, ndërsa shton se vetë nuk bëhen pjesë e asnjërës.
“Nuk bëhemi pjesë e politikës. SBASHK-u ka mbajtur grevë në kohë të PDK-së, LDK-së. Jam krenar që e kemi nënshkruar memorandumin me PAN-in", thotë ai duke shtuar se kjo sindikatë është e të gjitha partive politike.
Mani shprehet se nuk do të kenë dhe as kanë pasur ndonjëherë dallime mes partive ose të kenë pëlqyer ndonjëren prej tyre. Prandaj, thotë ai, takimet do t'i mbajnë me të gjitha për të përmbushur kërkesat e tyre.
“Ne do të kemi takime me të gjitha partitë politike. SBASHK-u është sindikatë serioze, më e forta në Ballkan dhe bëjmë pjesë në mesin e sindikatave më të forta evropiane”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.
Mani ka thënë se ndaj sektorit të arsimit në Kosovë duhet të bëhet më shumë.
“Shteti ka mekanizmat e vet, të ndajë mjete më shumë për arsim”, tha ai.
“MASH-i duhet të bëjë politikat e arsimit, për sukseset e cilësinë. Duhet të shikojë kush po pranohet në Fakultet të Edukimit dhe kush po del mësimdhënës”, përfundoi ai.
23:18
Mani tregon për kërkesat e SBASHK-ut ndaj MASH-it, paralajmëron grevë
Ushtruesi i detyrës i nënkryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Lutfi Mani, në Interaktiv të KTV-së ka treguar kërkesat që kjo sindikatë ka ndaj Ministrisë së Arsimit.
Ai thotë se nuk kërkohet shumë, por se sipas tij, këto kërkesa nuk janë marrë parasysh.
“I kemi disa kërkesa të vjetra, një është që kjo sëmundje që e ka përfshirë globin, i ka përfshirë edhe punëtorët e arsimit. Me statistikat e fundit, numri shkon diku në 3 mijë punëtorë të arsimit. Punëtorët e arsimit punojnë në dy ndërrime”, tha ai.
“Mosaprovimi i ligjit të pagave i anuluar nga kushtetuesja e ka dëmtuar pagën e mësimdhënësit sepse qe dy vjet nuk ka pasë rritje të pagës fare, ndërsa me ligj është thënë që do ketë rritje. Nuk e kemi vetëm pagën, e kemi kontratën kolektive, kontestet gjyqësore, etj”, tha ai.
Mani thotë se prej sa vitesh nuk kanë mundur të fillojnë një vit shkollor pa pasur probleme të tilla, ndërsa ka përsëritur se me 18 është mundësia e grevës së punëtorëve të arsimit.
“Asnjëherë gati prej sa vite nuk kemi mundur të fillojmë një vit mësimor mirë, pa pasë probleme. Me 18 është greva, por kemi paralajmëruar që ka mundësi që nëse themi nuk ka mjete, por duhet të thuhet arsyeja pse nuk ka mjete dhe të shikohet mundësia e dytë. Nuk ka kërkesë eksplicite, por të gjitha janë paralajmërime se një ditë mund të vijë edhe ajo”, ka thënë ai.