Arbëri

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 309 raste të reja

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 309 raste të reja
 

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 309 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.417 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 2 raste (80, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (88 vjeç), Kamenicë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).