Arbëri

Pas Hotit, edhe Haradinaj premton 1 miliard euro për ekonominë nëse AAK-ja “vjen në pushtet”

Pas Hotit, edhe Haradinaj premton 1 miliard euro për ekonominë nëse AAK-ja “vjen në pushtet”
 

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka premtuar se shumë shpejt do të publikojë programin ekonomik 2021 - 2025, në kuadër të të cilit do të prezantohet edhe projekti që e ka quajtur Fondi i Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliard euro, për vitin 2021.

Me premtimin për futjen e 1.2 miliardë eurove në qarkullim, pushtetin në qershor e mori edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pasi u rrëzua Qeveria Kurti me mocion mosbesimi. Në këtë pako, janë futur edhe kursimet e qytetarëve, të cilët kanë nxjerr 10-përqindëshin nga Trusti, por prap nuk është arritur shifra e premtuar. AAK-ja është pjesë e Qeverisë Hoti, por Haradinaj vlerëson se vetëm me të ne krye, "ndryshimi është i sigurt".