Arbëri

Kompania nga veriu i Kosovës aplikon për licencë në ZRRE

Kompania nga veriu i Kosovës aplikon për licencë në ZRRE
 

Prishtinë, 3 janar – Shtatë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit për energji mes Kosovës dhe Serbisë, kompania nga veriu i Kosovës, “Drustvo Elektrosever”, ka aplikuar për licencë të operimit në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë.

Aplikimi është bërë para disa ditësh, pasi Kosova është pavarësuar nga Serbia si Zonë Rregulluese e Transmisionit. Kjo nuk ia mundëson më Serbisë që t’i shfrytëzojë asetet interkonektive të Kosovës.