Arbëri

Ramadani pret që deri në mars të vijnë vaksinat anti-COVID në Kosovë

Ramadani pret që deri në mars të vijnë vaksinat anti-COVID në Kosovë
 

Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi, Naser Ramadani, për emisionin Sot të KTV-së ka thënë se deri në mars pret që të vijnë vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë, por se varet edhe nga ndërkombëtarët.

“Pritet deri në mars, por janë procedura që MSH-ja i ka kryer dhe po presim, varet nga relacionet me ndërkombëtarët”, ka thënë Ramadani i cili gjendej afër tendës së vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” ku po testohen qytetarë për koronavirus.