Arbëri

Spitali i premtuar gjatë fushatës në Podujevë nuk përfshihet në buxhetin e vitit 2021

Descriptive Text

Kryetari i ri i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas votimit të Ligjit për buxhetin e vitit 2021.

Ai është ndalur te spitali i përgjithshëm në Podujevë, i premtuar tash nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme në Podujevë.

Zemaj, më 23 nëntor, pak ditë para zgjedhjeve të fundnëtorit në Podujevë, premtoi ndërtimin e spitalit në Podujevë dhe prezantoi projektin siç tha ai, të finalizuar.

Projekti ishte parë si politik, pasi ishte prezantuar në kohë fushate.

“Së bashku me u.d. drejtorit të ShSKUK-së, dr. Saudin Maliqin, deputetin Ekrem Hyseni dhe përgjegjësin e Spitalit të Podujevës, Afrim Tahiri, kemi prezantuar projektin e sapofinalizuar për ndërtim të spitalit të Podujevës. Spitali do të ketë sipërfaqe rreth 7.700 m2 do të ofrojë shërbimet si: Diagnostika (Laboratorët me Radiologji), Ambulancat Specialistike, Shërbimi Emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji dhe Ortopedi, Gjinekologji dhe Neonatologji dhe Pediatri. Llapi meriton spital me kushte dhe shërbime për shumë arsye”, pati shkruar Zemaj, duke shpalosur edhe foto të maketit se si do të duket spitali.

 

Së bashku me U.D. Drejtorin e ShSKUK-së, dr. Saudin Maliqin, deputetin Ekrem Hyseni dhe përgjegjësin e Spitalit të...

Posted by Armend Zemaj on Monday, November 23, 2020

Por, ky spitalm, të paktën më 2021 nuk do të nis së ndërtuari.

Buxheti për të nuk është përfshirë në Ligjin për buxhetin të miratuar para pak orësh. Dhe, për këtë ka reaguar kryetari i Podujevës, Bulliqi, që vjen nga radhët e VV-së.

“Buxheti i vitit 2021, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës para pak minutash nuk ka paraparë ndarje buxhetore për Spitalin e Përgjithshëm të Podujevës. Ai projekti që paraqitej me pompozitet në fushatën zgjedhore në Llap nuk është askund. Ata që bënë zhurma mediatike për ndërtimin dhe funksionalizimin e Spitalit të Qytetit, që e kishin premtuar disa herë po dëshmohet se ka qenë gënjeshtër dhe mashtrim për qytetarët. Ai projekt është përdorur në funksion të fushatave elektorale e për qëllime të ulëta politike”, ka shkruar Bulliqi në Facebook. Sot, ky projekt nuk është amendamentuar për buxhetin e vitit 2021 nga Qeveria Hoti, e kështu komunën tonë vazhdon ta lërë pa Spital të Përgjithshëm.

 

Buxheti i vitit 2021, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës para pak minutash nuk ka paraparë ndarje buxhetore për...

Posted by Shpejtim Bulliqi on Tuesday, December 29, 2020