Arbëri

Korrupsioni i nivelit të lartë mban peng liberalizimin e vizave

Prishtinë, 25 dhjetor – Kosovarët mbeten të izoluar sherri i korrupsionit të nivelit të lartë. Ky fakt është theksuar nga vetë Qeveria, e cila në një dokument e ka pranuar se shteti nuk i ka kryer të gjitha “detyrat e shtëpisë” që janë kushte për lëvizje të lirë në Zonën Schengen.

 

Në Kosovë, prej një dekade është premtuar liberalizimi i vizave. Por, shpërthimi i izolimit ka mbetur peng i korrupsionit. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë identifikohen në një dokument të Qeverisë si detyra të papërmbushura për lëvizje të lirë në Zonën Schengen

Prishtinë, 25 dhjetor – Kosovarët mbeten të izoluar sherri i korrupsionit të nivelit të lartë. Ky fakt është theksuar nga vetë Qeveria, e cila në një dokument e ka pranuar se shteti nuk i ka kryer të gjitha “detyrat e shtëpisë” që janë kushte për lëvizje të lirë në Zonën Schengen.

Me këtë, është drejtuar gishti kah Kosova si fajtore për izolimin në të cilin ndodhet, ndonëse ka një dekadë prej kur zyrtarë shtetërorë kanë deklaruar t’i kenë përmbushur të gjitha kriteret.