Arbëri

Sindikata e Policisë paralajmëron masa nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat

 

Sindikata e Policisë së Kosovës në një mbledhje të mbajtur të martën ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës është në njohuri se zyrtarët policorë ishin të infektuar me Covid-19, ku përveç vuajtjes nga sëmundja kishin edhe shpenzime të jashtëzakonshme. Përmes një komunikate për media Policia ka bërë të ditur se deri me tani ka humbur 12 zyrtarë policorë nga Covid-19 dhe mbi 1400 të infektuar.

Policia ka thënë se angazhimi për parandalim të COVID-19 vazhdon edhe më tutje “dhe sa vije e shtohen detyrat dhe punët e çdo zyrtari policor, ndërsa realizimi i të drejtës për zyrtarin policor as nuk ishte prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe siç po duket vazhdon të mos jetë”.