Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Bllokadë” nga Mali i Zi, shqiptarët kalojnë vetëm me test

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu si edhe shtetasve të tjerë të huaj u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend.

Një ditë më parë, qeveria greke vendosi të shtyjë afatin e vlefshmërisë për dokumentet e qëndrimit dhe vërtetimeve për aplikim për shtetasit nga vendet e treta, që e kanë pasur afatin e skadimit gjatë periudhës 1 janar-2020-31 korrik 2020.

Hyrja në fuqi e lejeve të qëndrimit që do të lëshohen fillon ditën pasardhëse nga data e skadimit të lejes së qëndrimit të listuar/TCH.